Haradinaj takon ambasadorin hungarez, theksohet bashkëpunimi i mëtejshëm
24 shkurt 2026
| 15:44
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin hungarez në Kosovë, László István, të cilit ia ka shprehur falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit mik në proceset integruese.
Gjatë takimit, me ambasadorin István, Haradinaj ka thënë se ka ndarë pikëpamjet për proceset e ardhshme që na presin si shtet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe drejt realizimit të objektivave tona strategjike, veçanërisht anëtarësimit të Kosovës në NATO.



