Haradinaj takon ambasadorin Wisner, i ndan medalje kontributin e tij në pavarësimin e Kosovës
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka nisur të shtunën agjendën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me takimin me Federatën Pan-Shqiptare Vatra.
Në këtë takim është pritur nga udhëheqësit e kësaj federate.
Haradinaj mes tjerash në faqen e tij në “Facebook” ka shkruar: “Pata kënaqësinë të vizitoj sot Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës ‘Vatra’. Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan. Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi”, ka shkruar Haradinaj.
Gjithashtu gjatë ditës së sotme, Haradinaj ka takuar diplomatik e njohur amerikan, ambasadorin Frank Wisner, të cilit dhe i ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij në pavarësimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.



