Haradinaj takon drejtorin e CIA-s, flasin për sfidat e sigurisë në Kosovë

08 shkurt 2018 | 22:47

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar edhe drejtorin e CIA-s dhe kanë biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

Haradinaj ka thënë se SHBA-të janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë.

“Pata nderin të takoj Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë. Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në studion e “Top Show Magazine”, Lorik Cana, ish-kapiteni i…