
Haradinaj takon ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, flasin për sigurinë
Në selinë e AAK-së, lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe për sfidat që i prekin shqiptarët në të dy anët e kufirit.
“Si ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë, oficer i Forcave Speciale dhe ekspert i sigurisë kombëtare, Dritani ka qenë gjithmonë në ballë të përballjes me sfidat që rrezikojnë sigurinë. Biseduam për situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe për sfidat që i prekin shqiptarët në të dy anët e kufirit. Me kënaqësi pranova edhe botimet e tij të fundit, që dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm për çështje me interes strategjik për kombin tonë. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të palëkundur në shërbim të atdheut, pata nderin t’ia ndaj Medaljen ‘Me besim në Zot, Atdhe e Shtet’”, ka thënë Haradinaj.