Haradinaj takon pronarin e ‘Ylli Bec’-it, flasin për sfidat e biznesit vendor

25 shkurt 2019 | 10:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim pronarin e “Ylli Bec”, Hasan Hajdari, me të cilin ka biseduar për sfidat me të cilat janë duke u ballafaquar bizneset në vendin tonë.

“Prita sot sipërmarrësin Hasan Hajdari, pronar i ‘Ylli Bec’ me të cilin biseduam për sfidat me të cilat ballafaqohet biznesi kosovar. Suksesi i secilit në fushën e biznesit është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Qeveria në vazhdimësi po krijon lehtësira për të bërit biznes, si shtysë për krijimin e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Suhareka live” ka publikuar edhe Exit poll-in e dytë me…