Haradinaj: Taksa 100 për qind nuk do të jetë e vetmja masë ndaj Serbisë

08 dhjetor 2018 | 14:06

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova do të ndërmarrë edhe masa të tjera ndaj Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj qasjes së kësaj të fundit kundrejt rrugëtimit të Kosovës.

“Taksa 100% nuk do të jetë e vetmja, ky nuk është maksimumi që do të bëjmë”, u shpreh Haradinaj në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos në A2. 

“Taksa ndaj Serbisë nuk i ka shkaktuar dëme biznesit në Kosovë”.

I pyetur nëse do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sipas shembullit franko-gjerman, Haradinaj tha: “Mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë një kontratë gjithëpërfshirëse ku do të përcaktohen të gjitha çështjet. Por korrigjimi i kufijve nuk është pjesë e kësaj pakete. Serbia ka pasur gjithmonë ide për ndarjen e Kosovës, por në veri nuk do të ketë skenar ukrainas”. 

Sa i përket formimit të Gjykatës Speciale, Haradinaj tha se ajo nuk i frikëson anëtaret e UÇK, madje do t’i bëjë ata edhe më të fortë. 

“Kjo do të jetë hera e pestë që trajtohet çështja e UÇK dhe rolit të luftëtarëve të lirisë”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

“As unë as vëllai im Dauti nuk i ndruhemi akuzave. Nëse ne do të ishim anëtarë të Interpol nuk do të lëshonim mandat-arresti për serbët”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia është përleshur me grupin e protestuesve të njohur si…