Haradinaj: Taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën

23 janar 2020 | 21:31

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka zbuluar në Open të Top Channelit me Eni Vasilin, se ka pasur një telefonatë me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së Grenellin, me të cilin ka diskutuar për disa çështje për Kosovën.

Grenell nuk ju takoi ju sot? Si e shpjegoni këtë?

“Unë po e zbuloj këtu tek ju se kam pasur një bisedë telefonike me zotin Grenell dhe kam pasur takime më përpara me të në Berlin”, ka thënë Haradinaj.

Grenell ka dhënë një ultimatum për të hequr takën me Serbinë? – e pyeti Eni Vasili.

“Nuk mund të hiqet taksa pa pasur një marrëveshje me Serbinë. Ai duhet të na sjellë një marrëveshje te konsoliduar me Serbinë dhe e heqim taksën”, ka theksuar Haradinaj.

Por Grenell ishte i qartë kur kërkoi heqjen e taksës?- e pyeti sërish Eni Vasili.

“Po unë e heq taksën kur Vuçiq të njohë Kosovën. Nuk e heq taksën për të fituar zjedhjet Vuçiq në pranverë. Në qoftë se Serbia njeh Kosovën unë tani bëj mbledhje qeverie dhe e heq taksën”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se nëse nuk…