Haradinaj do të paraqitet të hënën në katër interpelanca

11 prill 2018 | 13:03

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës të mbahet javën e ardhshme (të hënën). 

Sipas rendit të ditës pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeministri Ramush Haradinaj do të paraqitet në katër interpelanca të thirrura nga opozita.

Dy interpelanca për kryeministrin janë thirrur  nga Lëvizja Vetëvendosje, një nga LDK-ja dhe një nga Grupi i Deputeteve të Pavarur.

Po ashtu, në këtë ditë, në një interpelancë do të dalë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme
  1. Përgatitjet për seancë plenare
  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës
  1. Koha për pyetje parlamentare
  1. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat e mëparshme
  1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë
  1. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr. 02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës
  1. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017
  1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës
  1. Interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, z. Uran Ismajli, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me Sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private në Republikën e Kosovës
  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjykatat
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtaritë hidrometeorologjike
  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës
  2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës
  3. Shqyrtimi i Raportit të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a
  1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e gjashtë (6) anëtarëve të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit
  1. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës
  2. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave
  1. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe i Grupit të “Deputetëve të Pavarur” për kryesimin e komisioneve parlamentare, si dhe përfaqësimin e tyre në komisionet parlamentare
  1. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Azerbajxhan po mbahen sot zgjedhjet e parakohshme presidenciale. Presidenti…