Haradinaj: Thaçi të rrijë në Bruksel, unë duhet t’i kryejë detyrat e shtëpisë

24 dhjetor 2017 | 20:51

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin “Slobodno Srpski” ka thënë se është i kënaqur me rezultatet e punës së kabinetit të tij në 100 ditët e para të punës.

Sipas tij, edhe qytetarët duhet të jenë të kënaqur. Po ashtu, ai beson se edhe serbët e Kosovës duhet të ndjehen njësoj.

“Unë punoj për të gjitha komunitetet në Kosovë. Të gjitha çështjet janë vendosur në tryeze, projekte të cilat janë thelbësore për jetën e qytetarëve janë zbatuar në secilën komunë”, ka thënë Haradinaj.

Duke folur rreth çështjes së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, kryeministri ka thënë se duhet të vazhdojë në nivel presidencial pasi ai nuk ka kohë të rrijë vazhdimisht në Bruksel.

“Kam shumë punë në vend, për shembull nuk do të kisha kohë të rrija vazhdimisht në Bruksel. Mendoj se puna ime është që t’i bëj më shumë detyrat e shtëpisë, besoj se Thaçi dhe Vuçiq janë të vetëdijshëm për detyrat e tyre dhe për atë që përfaqësojnë”, është shprehur Haradinaj.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, Haradinaj shpreson që versioni aktual të mos kaloj, mirëpo të arrihet korrigjimi i tij.

Ndërsa për transformimin e FSK-së, kryeministri ka theksuar se nuk ka biseduar me përfaqësuesit serb, por sipas tij nuk ka arsye të thuhet se dikush e kundërshton këtë transformim sepse është vetëm një ndryshim kushtetues i emrit.

Ai ka thënë se protestat janë të mundshme të nisin në Kosovë për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, por që institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për t’i parandaluar ata që synojnë të dëmtojnë atë./Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë,…