Haradinaj thotë se 5, 12 dhe 19 prill janë datat opsionale për mbajtjen e zgjedhjeve

06 mars 2026 | 14:24

Takimi i presidentes Vjosa Osmani me liderët partiakë ka përfunduar.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas përfundimit të diskutimeve, ka treguar cilat data janë përmendur si të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ai bërë me dije se 5, 12 dhe 19 prilli janë si opsione, por mund të ketë edhe datë tjetër.

“Në opsion janë datat 5, 12 dhe 19 prill, mund të ketë edhe ndonjë datë tjetër, varësisht prej zhvillimeve. Ne nuk kemi një datë të preferuar, sepse tash jemi në auto pilot. Ne i respektojmë cilëndo datë”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se kjo parti…