
Haradinaj thotë se ata që e larguan prej vendit i ka vrarë dhe do t’i vrasë edhe tani: Këtë do ta bëja sa të jem gjallë
01 gusht 2025
| 15:19
Ish-nënkryetari i OVLUÇK-së. Nasim Haradinaj, ka reaguar pasi i është ngritur aktakuzë ish-udhëheqësit të veteranëve, Faton Klinku.
Duke treguar se ata që e kanë detyruar ta lëshonte Kosovën i ka vrarë, ai ka thënë se njëjtë do të vepronte edhe tani.
Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se kështu do të veprojë sa të jetë gjallë.
“Të gjithë ata që mua dhe Faton Klinakun dhe fatonat tjerë, na kanë detyruarë që ta lëshojmë vendin tonë, lëre më që i kemi vrarë atëherë, por njëjtë do të vepronim edhe tani. Pra, këtë do ta bëja derisa të jem gjallë!”, ka shkruar Haradinaj.