
Haradinaj thotë se Gjykata e Strasburgut ia ka pranuar ankesën kundër Speciales, lajmërohet nga atje
08 maj 2025
| 15:50
Ish-nënkryetari i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në një lidhje direkte për “Kosova Live” në “T7” ka treguar se gjendet në Strasburg të Francë, për t’u ankuar rreth Gjykatës Speciale dhe procesit gjyqësor që ka kaluar në Hagë.
Haradinaj ka thënë se ankesa e tij është pranuar dhe se e kanë telefonuar për të dhënë edhe një nënshkrim pas pranimit të ankesës.
Haradinaj në Gjykatën e Strasburgut është ankuar duke shfrytëzuar shtetësinë e tij suedeze, meqë Kosova s’ka të drejtë të referojë çështje në këtë gjykatë meqë ende s’është anëtare e Këshillit të Evropës.