Haradinaj thotë se Kurban Bajrami është vërtetim i harmonisë e bashkëjetesës sonë fetare

31 korrik 2020 | 08:36

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka thënë se kjo festë është vërtetim i harmonisë e bashkëjetesës sonë fetare.

“Qytetarë të besimit islam, me rastin e ditës së Kurban Bajramit, ditë e festës e bashkimit, e ndarjes së begatisë tonë me të tjerët në nevojë, ju uroj përzemërsisht për sa më shumë mirësi, mirëkuptim e dashuri në rrethet tuaja familjare e shoqërore”.

“Kurban Bajrami është vërtetim i harmonisë e bashkëjetesës sonë fetare, që nxitë për më shumë bashkëpunim e mirëkuptim për interesat tona të përbashkëta përtej besimeve fetare e bindjeve politike. Urime!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke uruar besimtarët myslimanë…