
Haradinaj thotë se Kurti është i rrezikshëm për Kosovën, kërkon dorëheqjen e tij
01 tetor 2021
| 13:29
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie ka kritikuar Qeverinë Kurti për anulimin e projektit amerikan për gazin si dhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel për targat.
Ai ka thënë se Kurti me këto veprimet e fundit ka rrezikuar shtetin e Kosovës dhe ka shkelur betimin e tij si kryeministër.
“Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka rrezikuar shtetin e Kosovës, e ka shkelë betimin e tij si kryeministër. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet për të dhënë dorëheqje, mbetja e tij në këtë detyrë është e rrezikshme për vendin. Unë me kohë e kam vërejtur se është i rrezikshëm për vendin”, ka thënë Haradinaj.