Haradinaj thotë se Kurti nuk i ndalë dhuratat për Serbinë: Pas tokave të Manastirit priteni ‘Zajednicën’

24 prill 2024 | 13:18

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se pritet dhurata e dytë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Serbinë pas vendimit për tokat për Manastirin.

Ai ka thënë se dhurata e dytë është “Zajednica”.

Haradinaj ka thënë se ky është patriotizmi i vërtetë i Albin Kurtit.

“Pas tokave të Manastirit që ia dhuroi gratis, priteni dhuratën e dyte të Kurtit për Serbinë, ‘Zajednicën’. Ky është patriotizmi i vërtetë i Albin Kurtit!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti beson se trajnerët italianë…