Haradinaj thotë se LV-ja po synon ta zgjedhë me shkelje kushtetuese nënkryetarin

28 gusht 2025 | 11:56

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, për ndarjen në votim të nënkryetarit të komuniteteve joshumicë joserbe dhe nënkryetarit të komunitetit serb ishte ndërhyrje në procedurë dhe se kjo është jokushtetuese.

“Ne kemi ardhur në seancë që të zbatohet procedura e njohur. Ka ndodhur ndërhyrje në procedurë në mënyrën e votimit për kandidatët për Kryesi të Kuvendit nga komunitetet. Ndërhyrja në procedurë është jokushtetuese. Pra, ne kemi përvojë paraprake që na obligoi Gjykata Kushtetuese me u kthye në procedurë dhe që me respektuar Rregulloren e Kuvendit”, ka thënë ai.

Haradinaj e ka akuzuar kryetarin e LV-së, Albin Kurti, që po e shtyn kohën për të mbetur kryeministër në detyrë.

“Është problem me u bë pjesë e kësaj loje në vazhdimësi. Qëllimi është vetëm me e humbë kohën me shkelje kushtetuese, qoftë edhe me rezultat jokushtetues në mënyrë që me i fituar edhe dy-tre muaj kohë që Kurti me vazhduar me mbetur ushtrues detyre i kryetarit të qeverisë. Ai e ka në dorë, ai po e bën këtë”, ka thënë ai.

Ndërsa për një hulumtim në bashkautorësi të kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha, i cili fliste kundër UÇK-së, Haradinaj ka thënë se e ka thënë me kohë që Vetëvendosje s’i shërben agjendës së Kosovës.

“Qëndrimet i kam të qarta. E kam deklaruar me kohë se këta njerëz nuk i shërbejnë agjendës së Kosovës. Ka edhe shumë tjerë që në momente të caktuara kanë sulmuar UÇK-në, ju e dini sa i sulmuar kam qenë dhe jam kohë pas kohe. T’ju them të drejtën nuk më bëjnë shumë përshtypje këto më. Nuk mund të ankohemi pasi të ndodhë. Ne duhet më herët të marrim masat që të mos lejohen njerëz të tillë. P.sh pse të certifikohet dikush që ka thye një vlerë kombëtare. Është dashur herët këto procedura. S’mund të thuash tash është deputet, po s’bën me qenë kryetar Kuvendi. Si i ka kaluar të gjitha këto procedura?”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës sapo ka…