Haradinaj thotë se rritja ekonomike pritet të shkojë në 7 për qind

24 janar 2019 | 13:35

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor prej 4.5 për qind.

Por, sipas tij kjo rritje pritet që të rritet edhe më shumë.

“Me ndërtimin e termocentralit Kosova e Re, nga ‘Countorur Global’ kjo rritje pritet që të shkojë në shtatë për qind. Kjo kontratë prej 1.3 milion eurosh do t’i sigurojë Kosovës pavarësi energjetike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Twitter”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës është duke neglizhuar shqyrtimin e Projektligjit për…