Haradinaj thotë se do të ketë stabilitet energjetik gjatë dimrit

20 dhjetor 10:30

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite është informuar për situatën energjetike në vend.

Postimi i plotë i tij:

Mirëmëngjes Kosovë,

Sapo u ktheva nga një vizitë pune në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku u informova rreth situatës në prodhimin e energjisë elektrike.
Menaxhmentit të KEK-ut u kam dhënë udhëzime dhe kërkova që të ketë seriozitet në punë, në mënyrë që të sigurohet stabilitet energjetik në vend, veçanërisht gjatë periudhës së dimrit.
Sot, poashtu, po e hapim kapitullin e “Kosovës së Re”, që garanton qëndrueshmëri të përherhshme energjetike në Kosovë.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se nuk do të largohet…