Haradinaj: T’i japim fund qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit, jemi në rrezik me humb SHBA-në

26 shkurt 2024 | 21:54

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i shqetësuar për vendin sepse thotë se jemi në një fazë vendimtare politike. Sipas tij, Kosova po rrezikon humbjen e gjërave që i ka arritur deri tash, sidomos miqësinë me SHBA-në. Kësisoj, Haradinaj pohon se në këtë situatë duhet dhënë fund “qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit”.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Haradinaj informon se sot Kryesia e Aleancës në Pejë ka nisur “ciklin e diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të Bashkimit”, i cili sipas tij, “tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën Social-Demokrate, Klubin e Intelektualëve E-30 dhe me Listën Konservatore”.

“Ky bashkim politik do të rritet dhe nuk do të ndalemi deri sa ta krijojmë masën kritike që i jep fund kësaj logjike antikombëtare qeverisëse dhe aspak nuk është e rastësishme, pse nga Peja”, shkruan ai.

Ai thekson se “Kosova është përcaktuar në rrugën e vet euro-atlantike dhe partneriteti me aleatët, veçmas me Amerikën”.

Postimi i tij i plotë:

Kosova sot është në udhëkryq, është në një fazë vendimtare politike. Orientimi që ka marrë udhëheqja politike, po i rrezikon krejt të arriturat e deritashme të Kosovës. Sot jemi në prag të humbjes së mbështetjes së partnerëve strategjikë, posaçërisht të partneritetit me Shtetet e Bashkuara, që mund të ketë pasoja katastrofike për vendin. Në një situatë të tillë, është obligim i yni forcimi i alternativës politike që i jep fund “qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit”.

Sot Kryesia e Aleancës, në qytetin ku edhe është krijuar, në Pejë, me histori mijëra vjeçare e kurrë e nënshtruar, por gjithmonë në ballë, sikundër edhe në luftën e fundit të luftës për liri e për Atdhe, e fillon ciklin e diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të Bashkimit, i cili tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën Social-Demokrate, Klubin e Intelektualëve E-30 dhe me Listën Konservatore.

Ky bashkim politik do të rritet dhe nuk do të ndalemi deri sa ta krijojmë masën kritike që i jep fund kësaj logjike antikombëtare qeverisëse dhe aspak nuk është e rastësishme, pse nga Peja.

Kosova është përcaktuar në rrugën e vet euro-atlantike dhe partneriteti me aleatët, veçmas me Amerikën, është i pandryshueshëm, pavarësisht kush mund të jetë në qeveri sot apo nesër. Dhe për të ndodhur kjo, para nesh dalin disa detyra urgjente. E para ta rikthejmë dinjitetin e njeriut që po shkilet pamëshirshëm nga kjo kastë qeverisëse, demokracinë në vend, ta ndalim trendin shqetësues të emigrimit dhe Kosovën ta përshtatim për t’u bërë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman,…