
Haradinaj tregon nëse do të gjuajë gazë lotsjellës në Kuvend
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, ia ka bërë të qartë se nuk do t’i bëjnë opozitarizëm, si dikur kur bashkë hidhnin gaz lotsjellës në Kuvend.
Pas takimi me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, Haradinaj në një konferencë për medie ka thënë se i është zotuar Kurtit se do të bëjë opozitarizëm konstruktiv.
Më tutje, Haradinaj ka thënë se i ka thënë Kurtit se nuk do t’ia bëjë opozitën, siç e kanë bërë bashkë dikur.
“Kanë kërkuar një partneritet pozitë-opozitë, në këtë rast është e kuptueshme që Aleanca është parti konstruktive opozitare. I tregova z.Kurtit që nuk do të kthehna në metodat tona të vjetra, sepse edhe unë jam plak, por do të jemi ata që do t’ua kujtojmë funksionimin pozitë-opozitë. Fituesit e zgjedhjeve e gjejnë formulën me krijuar qeverinë, shumicën për qeverinë, 2/3 për presidentin është në përgjegjësinë e tyre, ne nuk e kemi si Aleancë këtë mundësi, ajo që na mbetet është një rol opozitarë”, ka thënë Haradinaj.