Haradinaj tregon se a ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale

19 dhjetor 2018 | 22:33

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7,  ka thënë se nuk e di ende nëse do të jetë pjesë e thirrjeve që po i banë kjo gjykatë.

“ Mendja ma thotë që nuk do të jem pjesë e kësaj gjykate. Por edhe nëse marr ftesë nuk e kam problem. As syri nuk me lëvizë për këtë punë. Ne do të dalim të pastër. Do ta përfundojmë edhe ketë punë me sukses”.

Haradinaj ka treguar se deri më tash nuk ka marrë ndonjë thirrje apo ftesë nga gjykata.

“Deri më tash nuk më ka ftuar ashkash. Nuk jam kontaktuar nga askush. Pra nuk kam marrë ftesë nga Gjykata Speciale”, ka thënë ndër tjera Haradinaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…