Haradinaj tregon se çfarë bisedoi me Thaçin

09 mars 2020 | 15:21

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se presidenti e ka informuar për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në ShBA.

Haradinaj ka theksuar se Thaçi nuk ka nënshkruar ndonjë dokument, por vetëm ka biseduar se si të ecet përpara drejt marrëveshjes finale me Serbinë.

Më tutje, Haradinaj ka bërë me dije se i ka thënë presidentit Thaçi se nëse në këtë temë është përmendur integriteti territorial i vendit, atëherë është proces i dështuar.

“Është një takim i ftuar prej presidentit për konsultë dhe për informim për takimet në Uashington me presidentin Vuçiq. Do t’i përgjigjem takimeve bilaterale, si presidentit, si institucioneve”.

“Nuk ka nxjerrë ndonjë dokument, por shpjegime ka dhënë që është biseduar për mundësinë e ecjes përpara për ndonjë marrëveshje përfundimtare, por nuk kishte ndonjë dokument, ndonjë gjë konkrete”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 6 mars ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit…