Haradinaj: ‘Trekëndëshi Kurti-Lista Serbe-Vuçiq nuk funksionon’

20 gusht 2025 | 23:48

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar dështimin e zgjedhjes së kryeparlamentares, duke kritikuar Vetëvendosjen dhe kryetarin e saj, Albin Kurti.

Në emisionin Debat Plus, Haradinaj tha se ideja që Lista Serbe dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, mund ta ndihmojnë LVV-në dhe Kurtin është e pasuksesshme dhe nuk ka asnjë vlerë.

“Ideja që Lista Serbe dhe Vuçiq do ta ndihmonin VV-në nuk do të funksionojë më. Edhe nëse Lista Serbe ndihmon, kjo nuk ka peshë, sepse nuk ka vlerë reale”.

“Nuk kemi asnjë marrëveshje apo marrëdhënie me Listën Serbe. Nëse Kurti dhe VV-ja dëshironin të bashkëpunonin me ta, mund ta bënin menjëherë me Glauk Konjufcën ose me deputetë të tjerë,” tha Haradinaj.

Ai theksoi se LVV-ja nuk ka nevojë për mbështetjen e Listës Serbe dhe e konsideroi të paefektshme çdo “trekëndësh” bashkëpunimi mes Kurtit, Listës Serbe dhe Vuçiqit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Vushtrrisë do të bëhet me treg të gjelbër.…