
Haradinaj: Trendafilova dhe ekipi i saj janë grup kriminal
15 korrik 2025
| 10:00
Apeli i Speciales ia uli dënimin nga 18 në 13 vjet “Ujkut të UÇK-së”, Pjetër Shalës.
Ky vendim ngjalli reagim edhe tek organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare.
Tema në fjalë u trajtua sot në “Klan Kosova”, në emisionin e mëngjesit “Ora 7”.
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së Nasim Haradinaj, u shpreh tejet i revoltuar lidhur me këtë vendim.
Ai tha se kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova dhe ekipi i saj, janë një grup kriminal.