
Haradinaj u dërgon letër kryeministrave të botës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi
Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije se në mëngjesin e sotëm, u ka dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar natyrën e dialogut Kosovë-Serbi.
“Dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Me atë të këtij sqarimi dhe qëndrimi, synojmë t’i japim fund propagandës serbe se statusi dhe territori i Kosovës është ende në tavolinë.
Kosova e ka përmbyllur shtetësinë e saj më 17 shkurt 2008”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në e vet në “Facebook”.
Mëngjesin e sotëm, u kam dërguar letër shpjeguese të gjithë kryeministrave të botës, me anë të së cilës u kam shpjeguar…
Gepostet von Ramush Haradinaj am Dienstag, 29. Januar 2019