Haradinaj uron besimtarët katolikë për festën e Pashkëve, kërkon njohjen nga ‘Selia e Shenjtë’
04 prill 2026
| 21:58
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Pashkëve.
Haradinaj tha se ‘Kjo festë e shenjtë le të sjellë paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja’.
“Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Leoni XIV, me shpresën për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë” shkruan Haradinaj.
Postimi i plotë:



