Haradinaj uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

28 shkurt 2025 | 14:58

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj ka thënë se në këtë muaj të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë muaj të mëshirës, le të mbizotërojnë virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, ndjenja e humanizmit e solidariteti.  Agjërim të lehtë!”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë në Bosnjë e dënoi liderin e Republikës Sërpska,…