Haradinaj uron Ditën e Republikës së Italisë

02 qershor 2020 | 11:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Italisë̈ për festën e saj shtetërore, Ditën e Republikës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka falënderuar shtetin italian për gjithë mbështetjen që ka dhënë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

“Në shënim të Ditës së Republikës së Italisë, uroj popullin dhe shtetin mik për festën kombëtare me dëshirat më të mira për mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm. Me këtë rast shpreh mirënjohje të thellë për gjithë mbështetjen e parezervë të Italisë në shtetndërtimin e vendit tonë, si dhe për rolin e kontributin e madh në proceset integruese të Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s. Urime Dita e Republikës, Itali”, ka shkruar Haradinaj.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Administratën Tatimore të Kosovës nuk është arritur të realizohet…