Haradinaj uron ditën e çlirimit të Suharekës

13 qershor 2025 | 12:59

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e Çlirimit të Suharekës me një mesazh mirënjohjeje për sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të kësaj treve të qëndresës.

“Urime Dita e Çlirimit, Suharekë. 26 vjet më parë, djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi i dhanë fund një epoke të errët nën robëri” ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se trimëria e UÇK-së dhe sakrifica e popullit bënë që jo vetëm Suhareka, por mbarë Kosova të ngrihej mbi plagët dhe dhimbjen për të ecur drejt lirisë.

“Në këtë ditë, përulemi me nderim para atyre që ranë për të mos vdekur kurrë, ata që me gjakun e tyre e shkruan fitoren e kombit”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar  se përkushtimi për drejtësi dhe përkujdesja ndaj kujtimit të dëshmorëve mbeten të përhershme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka bërë me…