
Haradinaj uron nënën dhe bashkëshorten për 8 Mars
08 mars 2024
| 13:03
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar në mënyrë të veçantë nënën dhe gruan e tij.
Haradinaj ka publikuar në “Facebook” një fotografi me nënën dhe gruan e tij, duke kërkuar përkrahje dhe barazi për gratë.
“Shumë dashuri, përkrahje e barazi! Urime 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas!”, ka shkruar Haradinaj.