
Haradinaj uron presidentin e ri të Maqedonisë së Veriut
06 maj 2019
| 10:34
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar Stevo Pendarovskin për zgjedhjen e tij si president i Maqedonisë së Veriut.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në ‘Facebook’ ka thënë se Kosova është gjithmonë e gatshme për thellimin e bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.
“Urime qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Me këtë rast, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Stevo Pendarovski. Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj.