Haradinaj uron Prishtinën, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit për ditën e çlirimit

11 qershor 2020 | 11:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Prishtinën, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit me rastin e ditës së çlirimit.

Haradinaj ka thënë se trimëria e luftëtarëve të lirisë do të mbetet përgjithmonë në kujdesinë historike të Kosovës, raporton “Epoka e re”.

“Më 11 qershor të vitit 1999, Prishtina theu prangat shekullore të robërisë. Trimëria e luftëtarëve të lirisë, Brigadës 153 ‘Hyzri Talla’ dhe Gueriljes së Prishtinës, do të mbeten përgjithmonë në kujtesën historike të Kosovës. Era e lirisë më 11 qershor 1999 kishte arritur edhe në Kaçanik e Han të Elezit. Betejat e pjesëtarëve të Brigadave 162 ‘Agim Bajrami’ dhe 164 ‘Gafurr Loku’, që luftuan me trimëri e këmbëngulje për çlirim, do të kujtohen përherë. Duke qenë përgjithmonë falënderues ndaj aleatëve ndërkombëtarë, NATO-s së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju uroj të gjithë qytetarëve të Prishtinës, Kaçanikut e Hanit të Elezit, Ditën e Çlirimit! Lavdi te rënëve për liri!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1834384700019269/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose ka treguar përsëri asetet e saj të jashtëzakonshme…