
Haradinaj uron ShBA-në: Një aleate historike, mike e pazëvendësueshme për Kosovën
04 korrik 2025
| 08:28
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë.
Me këtë rast, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar popullin amerikan në këtë ditë të veçantë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e marrëdhënies së Kosovës me SHBA-në, duke i quajtur ato një aleate historike dhe një mike të pazëvendësueshme për vendin.
“Urime Dita e Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Një aleate historike, një mike e pazëvendësueshme për Kosovën!” ka shkruar Haradinaj.