Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Lidhja jonë është e përjetshme

14 maj 2025 | 20:08

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Shqipërinë dhe legjislaturën e re pas zgjedhjeve parlamentare, duke theksuar lidhjen e thellë vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai tha se Shqipëria ka qenë pranë Kosovës në çdo hap të ndërtimit të saj dhe u shpreh optimist se legjislatura e re do të konsolidojë interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

E plotë:

Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Lidhja jonë vëllazërore e gjakut e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta, është e përjetshme.

Uroj legjislaturën e re të këtyre zgjedhjeve, nga të gjitha kahjet politike. Duke ju uruar sukses në këtë mandat ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese e poashtu të konsolidojë e avancojë interesat shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufinjve të Shqipërisë. 🇦🇱 🇽🇰

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij të fitores në…