Haradinaj uron Vetëvendosjen

14 shkurt 2021 | 21:03

Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje pas publikimit të Exit Pollve, ku kjo parti del fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Duhet falënderuar të gjithë mekanzimat për këto zgjedhje, dhe qytetarët për një pjesëmarrje pasi që ka qenë kohë e vështirë. Përpos Exit Polleve një trend i votës kah LV-ja dhe konstatohet një fitore e tyre. Shftytëzojë rastin t’ua uroj fitoren e LV-së. Rezultatet përputhen me pritshmëritë tona”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se me aasnjë parti nuk kanë vija të kuqe.

“Ne nuk kemi vija të kuqe as për LV-në as për ndonjë subjekt politik”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AAK është duke prirë me vota në komunën e Gjakovës.…