Haradinaj viziton Tërnavën: I lumtur që e pashë në gjendje të mirë shëndetësore

14 shtator 2023 | 15:13

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore.

Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj pas vizitës përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore”.

“I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet. Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Shqipëri i kanë arrestuar 233 persona në kuadër…