
Haradinaj viziton Zenun Elezajn: Klina do ta konfirmojë fitoren e AAK-së
13 tetor 2025
| 12:24
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar të hënën kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, të cilit ia ka uruar fitoren, edhe pse ende nuk dihet nëse do të shkojë në balotazh, pasi ende nuk janë numëruar votat diasporës.
Elezaj deri më tani ka fituar 48.04 për qind të votave, që Haradinaj këtë rezultat e ka quajtur fitore bindëse.
“Vërtet, kryetari Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën. Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv. Jam krenar për rezultatin dhe i sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.