Haradinaj vlerëson lart Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn: “Zëri ynë i fuqishëm në SHBA”

17 nëntor 2025 | 20:59
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim personalitetet e shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktarin dhe Rrustem Gecajn, duke vlerësuar lart kontributin e tyre të përhershëm për çështjen kombëtare dhe shtetin e Kosovës.

Haradinaj ka uruar Harry Bajraktarin për marrjen e “Çmimit të Lirisë”, duke e cilësuar këtë vlerësim si plotësisht të merituar për angazhimin e tij dhe të familjes Bajraktari në mbështetje të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës. Ai theksoi se kjo familje, brez pas brezi, ka punuar e sakrifikuar për vendin dhe për forcimin e miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, Haradinaj u shpreh mirënjohës për bacën Rrustem Gecaj dhe për vëllezërit e tjerë të pranishëm, duke falënderuar për kontributin e tyre të vazhdueshëm ndaj Atdheut. Ai vuri në pah se shumë shqiptarë të Amerikës kanë investuar në Kosovë, kanë hapur vende pune dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jam thellësisht mirënjohës për Harryn, bacën Rrustem dhe gjithë vëllezërit tanë shqiptaro-amerikanë. Ata vazhdojnë të jenë zëri ynë i fuqishëm në ShBA” deklaroi Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat tokësore të Ukrainës kanë publikuar foto të shkatërrimit në…