Haradinaj vlerëson ndihmën e Austrisë për Kosovën

20 qershor 2023 | 13:26

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrat e partisë delegacionin nga Parlamenti i Austrisë i cili po qëndron për vizitë në Prishtinë, i përbërë nga deputetët anëtarë të grupit të miqësisë Austri-Kosovë.

Haradinaj ka bërë me dije se në takim biseduan për zhvillimet politike në vend, ku sipas tij, ndau shqetësimin e përbashkët për situatën e krijuar në veri të vendit.

“Biseduam edhe për hapat e mëtejmë për depërshkallëzimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit. Gjatë bashkëbisedimit vlerësova ndihmën e Austrisë në të gjitha fazat me rëndësi për Kosovën, si në aspektin politik dhe në atë ekonomik”, ka theksuar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet shqyrtimi…