Haradinaj: Vonesa e pajustifikueshme e Gjykatës vetëm sa ka shtuar paqartësinë dhe krizën kushtetuese në vend

26 korrik 2025 | 10:25

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se gjendja aktuale në vend përbën rrezik serioz për funksionimin kushtetues dhe institucional të shtetit.

“Pikërisht këtë e kishte theksuar edhe AAK në kërkesën e saj të parë drejtuar Gjykatës. Fatkeqësisht, atëherë Gjykata nuk e shqiptoi masën e përkohshme, ndonëse kushtet ishin pothuajse identike me ato që vetë i ka pranuar tani. Në aktgjykimin e fundit, Gjykata konstaton se situata përbën rrezik real për rendin kushtetues, por megjithatë nuk kishte vendosur masën e kërkuar nga AAK”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj ka thënë se kjo vonesë e pajustifikueshme vetëm sa ka shtuar paqartësinë dhe krizën kushtetuese në vend.

“Sot ekziston frika reale se ndërhyrja e Gjykatës mund të ketë ardhur tepër vonë për të parandaluar pasojat që mund të ishin shmangur në kohë, sikur ajo të kishte vepruar me përgjegjësi në momentin kur u paraqit kërkesa jonë”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Astrit Gashi  Nuk ka asgjë më të shenjtë sesa…