
Haradinaj: Vota e deputetes Reshitaj pjesë e trafikimit për zgjedhjen e presidentes
07 prill 2021
| 14:21
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që ende nuk e kanë një vendim për Albena Reshitaj, e cila ishte e vetmja deputete nga kjo parti që ka marrë pjesë në procesin e votimit për presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai në një konferencë për medie, ka thënë se vota e Reshitaj ka qenë pjesë e trafikimit për zgjedhjen e presidentes.
“Ne e shohim vendimin e deputetes Reshitaj si pjesë e procesit të trafikimit të votave dhe nuk na vjen mirë. Ende nuk ka ndonjë vendim në parti për të”, ka thënë Haradinaj.