Haradinaj: Vota e deputetes Reshitaj pjesë e trafikimit për zgjedhjen e presidentes

07 prill 2021 | 14:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë që ende nuk e kanë një vendim për Albena Reshitaj, e cila ishte e vetmja deputete nga kjo parti që ka marrë pjesë në procesin e votimit për presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se vota e Reshitaj ka qenë pjesë e trafikimit për zgjedhjen e presidentes.

“Ne e shohim vendimin e deputetes Reshitaj si pjesë e procesit të trafikimit të votave dhe nuk na vjen mirë. Ende nuk ka ndonjë vendim në parti për të”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në sallën sportive “Boris Trajkovski” po vazhdon imunizimi i qytetarëve…