Haradinaj: Zaptuesi i zyrës së kryeministrit i la bizneset në mëshirë të mafisë energjetike

16 gusht 2025 | 19:33

Me një postim të ashpër në rrjete sociale, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me situatën e bizneseve me rrymë.

Haradinaj e ka quajtur Kurtin zaptues të zyrës së kryeministrit, dhe theksoi se Kosova do të lirohet nga këta ‘gansterë’.

Postimi:

Zaptuesi i Zyrës së Kryeministrit së bashku me vartësit e tij, i la bizneset e Kosovës në mëshirë të mafias energjetike, në mënyre arbitrare dhe me qëllim të qartë tashmë, çmontimin e Kosovës duke ua trashur xhepat të dëgjueshmëve të tij.

Ky veprim shkatërrues nuk do të kalojë pa përgjegjësi. Rrethi po ju ngushtohet çdo ditë, dhe ky fund nuk do të jetë i mirë për ta, pashmangshëm do të përballen me ligjin.

Kosova ka me u liru nga këta gangasterë me agjenda të dyshimta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni Granit Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Sunderland…