Haradinaj: Zemra jonë bashkëndjen me familjarët e të zhdukurve

30 gusht 2021 | 12:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se motrat, vëllezërit e fëmijët e pagjetur mbesin plagë e hapur për Kosovën.

Në ditën ndërkombëtar të personave të zhdukur, ai ka deklaruar se ata nuk kërkuan asgjë më shumë, vetëm se të jetojnë të lirë në shtëpinë e tyre.

“Sot bota kujton personat e zhdukur. Motrat, vëllezërit e fëmijët tonë të pagjetur mbesin plagë e hapur, dhembje që vazhdon. Ata nuk kërkuan asgjë më shumë, vetëm se të jetojnë të lirë në shtëpinë e tyre, në dheun e të parëve.  Zemra jonë bashkëndjen me familjarët që ende presin të dashurit e tyre. Jemi gjithmonë bashkë!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…