Harden: Me Westbrookin do ta bëjmë historinë

23 korrik 2019 | 11:33

Një nga surprizat e afatit kalimtar në NBA ishte transferimi i Russell Westbrook nga Oklahoma te Houston.

Ai do të luajë bashkë me James Hardenin, ashtu si dikur, një dyshe që premton shumë për skuadrën teksane.

“Jam i sigurt që mes nesh do të funksionojë. Është thjesht çështje besimi”, u shpreh James Harden, një nga yjet e NBA-s. Duke folur për këtë transferim të Westbrookut, “Mjekra” sqaron: “E njoh mirë. Për Russellin ky është një kapitull i ri pas 11 vjetësh me Oklahoma dhe e di që është i kënaqur për këtë ndryshim. Do ta presim krahëhapur dhe do ta ndihmojmë të përshtatet sa më shpejt me grupin. Nuk jemi vetëm ne të dy në ekip, por bashkë do të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Bashkë njihemi që kur kemi qenë fëmijë, por jemi miq shumë të mirë. Duhet besim që gjërat të funksionojnë. Unë kam besim tek ai, por edhe ai tek unë. Kur ke kaq shumë talent, gjërat sistemohen vetë. Do të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje. Jemi lojtarë inteligjente, do të na duhet edhe të sakrikohemi, por gjërat do të funksionojnë”, ka deklaruar Harden.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonja Sohn është nën arrest. Aktorja 55-vjeçare u arrestua për…