Hardeni, MVP i sezonit në NBA

27 qershor 2018 | 12:16

James Harden fiton çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në NBA. Ky ishte verdikti kryesor i “NBA Awards” (ceremonia e ndarjes së çmimeve), që u zhvillua në Los Angeles. Basketbollisti i Houston Rocketsit la pas Russell Westbrookun te Golden State Warriors.

Rocketsi e mbylli sezonin e rregullt si skuadra më e mirë, por në play off u thyen pas shtatë ndeshjesh nga Golden State, që në fund triumfoi edhe ndaj Cleveland Cavaliersit në finalen e madhe.  “Mjekroshi” u aktivizua në 72 ndeshje me një mesatare 20.4 pikë për takim, 5.4 rikuperime dhe 8.8 asistime. Hardeni ishte i pari në këtë klasifikim të veçantë, ndërsa finalistët e tjerë ishin Anthony Davis (New Orleans Pelicans) dhe LeBron James (Cleveland Cavaliers).

Çmimet e sezonit 2017-2018: MVP: James Harden (Houston Rockets), mbrojtësi më i mirë: Rudy Gobert (Utah Jazz), debutuesi më i mirë: Ben Simmons (Philadelphia 76ers), lojtari i 6 më i mirë: Lou Williams (Los Angeles Clippers), lojtari më improvizues: Victor Oladipo (Indiana Pacers), trajneri i vitit: Dwane Casey (Toronto Raptors).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichsteiner janë dënuar më…