Hardinaj: Familja Jashari në krye me Adem Jasharin nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Prekaz duke thënë se familja heroike Jashari, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit.
“‘Epopeja e UÇK’-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe na rikujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Në Prekazin e komandantit legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë. Familja heroike Jashari, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Haradinaj në “Fecebook”.



