Hargreaves: NATO-ja është kyçe për të ardhmen e Kosovës (video)

06 shkurt 2026 | 15:46

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, nga selia e NATO-s përmes një video ka treguar se ka diskutuar me aleatët për të ardhmen e Kosovës me NATO-n.

Ai ka theksuar  rëndësinë e NATO-s për Kosovën dhe mundësinë që Kosova të luajë një rol në NATO dhe në sigurinë evropiane.

Nga aty, Hargreaves ka folur edhe për mandatin e zgjatur të trupave britanike në KFOR.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me miqtë dhe kolegët tanë kosovarë për të siguruar që Kosova të mund të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë europiane. Ne gjithashtu mbesim të përkushtuar ndaj punës aktuale të KFOR-it në Kosovë dhe jam i lumtur që kryeministri jonë konfirmoi vitin e kaluar që ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për së paku edhe për tri vjet të tjera për të ndihmuar rolin e Kosovës, garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka thënë  ai.

Sipas tij, roli i Kosovës mund të shtrihet më gjerë, duke kontribuar në sigurinë evropiane.

“Dhe unë e kam parë nga afër që personeli i sigurisë së Kosovës po punon drejt standardeve të NATO-s dhe në gjithçka që bëjnë – ata kanë zhvilluar disa trajnime të përbashkëta me Mbretërinë e Bashkuar dhe për t’i pajisur që të bëhen përnjëmend një partner i dobishëm potencialisht në Ukrainë apo vende të tjera në Europë”, ka deklaruar Hargreaves.

Ambasadori britanik, ka theksuar se Kosova duhet të vazhdojë punën për të arritur standardet e NATO-s dhe më pas të vazhdojë të kontribuojë në sigurinë e përbashkët evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faton Hasani, aktivist i çështjes kombëtare Kosova, si asnjëherë…