Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen dhe stabilitetin

30 tetor 2025 | 16:44

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, e ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga Siria, duke e cilësuar të njëjtin si hap të rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Ambasadori ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar përkrah Kosovës që nga dita e parë dhe se, vazhdon të inkurajojë të gjitha vendet që t’i bashkohen konsensusit në rritje në mbështetje të pavarësisë.

‘‘E mirëpres njohjen e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur nga Siria. Ky është një hap i rëndësishëm përpara për pozitën ndërkombëtare të Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik. Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar me krenari përkrah Kosovës që nga dita e parë dhe vazhdon të inkurajojë të gjitha vendet që t’i bashkohen konsensusit në rritje në mbështetje të pavarësisë, demokracisë dhe të ardhmes shumetnike të saj. Njohja ka rëndësi – ajo forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në mbarë Ballkanin Perëndimor’’, ka shkruar ambasadori britanik në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Angolës ka arritur marrëveshje me Kombëtaren e Argjentinës…