
Hargreaves takimit të Quint-it me Kurtin: Inkurajova formimin sa më parë të qeverisë së re
12 maj 2025
| 17:10
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar për takimin që kanë zhvilluar të hënën te kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ambasadorët tjerë të QUINT-it dhe shefin e zyrës së BE-së.
Ai ka thënë se e ka inkurajuar Kurtin për formimin e qeverisë së re.
“Sot pasdite e takova kryeministrin në detyrë, Albin Kurti me ambasadorët e tjerë të QUINT-it. E inkurajova për formimin sa më të shpejtë të qeverisë së re për të vepruar në interes të Kosovës dhe popullit të saj duke bërë progres në çështjet jetike, siç është zhbllokimi i financimit dhe procedimi drejt integrimit euroatlantik”, ka shkruar Hargreaves në “Facebook”.